Gjilan

Drejtues të degës së AAK-së vizituan Bujanocin

 
Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, bashkë me anëtarin e kryesisë së AAK-së në Gjilan, afaristin e humanistin nga Gjermania, Ilmi Mustafa, vizituan Komunën e Bujanocit ku u mirëpritën nga nënkryetari i saj, njëkohësisht kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, zShqiprim Musliu.
“Diskuatum përgjithësisht për jetën e qytetarëve të Luginës, për proceset politike dhe me theks të veçantë për bashkëpunimin ndërmjet komunave të Luginës dhe Anamoravës, veçmas Gjilanit.
Përveç pozitës gjeografike, bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet nesh e imponojnë edhe lidhjet e shumta ndërmjet shqiptarëve prej kohësh. Pjesa më e madhe e të shpërngulurve nga Lugina është në Gjilan tani e sa vjet. Një pjese e tyre tanimë kanë edhe biznese të suksesshme dhe janë storie suksesi.
Do të ndërtojmë ura lidhëse edhe në të ardhmen në mënyrë që shqiptarët e Luginës të mos jenë komunitet i diskriminuar për shkak të proceseve të tejzgjatura dialoguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
 

You Might Also Like