Skuadra e Dritës sot e zhvillon ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Ligës së Evropës kundër kampionit të Luksemburgut, Dudelange.
Sfida që nis prej orës 18:30 në Luksemburg është përgatitur mirë nga gjilanasit, shkruan Gazetasheshi.com.
Kështu të paktën është shprehur trajneri, Bekim Isufi.
Ndërsa, edhe mesfushori, Endrit Krasniqi ka pohuar se atmosfera është e mirë dhe ekipi synon të kthehet me rezultat pozitiv nga ky udhëtim aspak i lehtë.