Dy skuadrat nga Gjilani, Drita dhe Gjilani do të zhvillojnë ndeshje që nuk qojnë peshë. Kështu në ndeshjen e fundit të këtij stinori, FC Drita do të udhëtojë në Stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku do të përballet me Drenicën, e cila tashmë është përshëndetur nga Albi Superliga e Kosovës në Futboll, derisa edhe Drita është përshëndetur me titullin kampion dhe e ka të sigurt vendin e dytë. Trajneri grek Akis Vavalis ka mundësinë që në këtë ndeshje t’u jap hapësirë lojtarëve të rinj që të dëshmohen. Kjo ndeshje luhet të dielën me fillim në ora 15:00.
Një ndeshje pa peshë do të luhet edhe ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit. Ballkani, falë gabimeve që i bëri Drita është shpallur kampion, derisa Gjilani e ka siguruar daljen në Evropë në ndeshjen e kaluar ndaj Llapit në Podujevë. Në këtë ndeshje, Gjilani me siguri se do t’i kursejë lojtarët më të mirë që i ka, ngase sfida kryesore e pret në finalen e Kupës së Kosovës në Futboll, derisa edhe Ballkani më shumë ka bërë përgatitje se si do t’a festojë titullin kampion, se sa si është përgatitur për ndeshjen ndaj Gjilanit, e cila luhet të dielën me fillim në ora 15:00. Bile për të qenë festa më madhështore për Ballkanin, Gjilani ka pranuar që në këtë ndeshje vendas të jetë në Suharekë, aty ku do të festohet.