Futboll

Drita do të zhvillojë miqësore me Kosova U21

FC DRITA do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës U21, të enjten 02.09.2021, ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Kjo miqësore do të shërbejë për përgatitjet intensive të klubit, ku DRITA do të shfrytëzojnë këto ditë pushimi nga garat kampionale, për t’u dhënë hapësirë futbollistëve që në dy ndeshjet e para për shkak të shqetësimeve të lehta nuk u inkuadruan në lojë.
Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Anglisë, që zhvillohet në stadiumin “Milton Keynes” në Bletchley më 7 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Pjesë e Kombëtares së Kosovës U21 është edhe futbollisti ynë, Ardit Tahiri, i cili tashmë i është bashkuar grupit dhe të hënën zhvilluan stërvitjen e parë në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali.

You Might Also Like