Futboll

Drita eliminon Rilindjen

Drita ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës pasi me shumë lehtësi ka mposhtur skuadrën nga Liga e Parë, KF Rilindja me rezultat 3-0.

Pas një dominimi që nga fillimi i ndeshjes, Drita kaloi në epërsi pas 12 minutave lojë. Një harkim shumë i bukur nga Raddy Ovouka bëri që Besnik Krasniqi të realizoj me kokë për 1-0.

Gjilanasit ngritën epërsinë pas tetë minutave, kur në të 18-të Blend Baftiu realizoi me kokë kësaj radhe pas asistimit nga Besnik Krasniqi për 2-0.

Përkundër se Drita kishte edhe disa raste të tjera, 45 minutat e para u mbyllën me epërsinë e tyre komode 2-0.

Drita vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 54-të ngriti epërsinë në 3-0, kësaj radhe falë sulmuesit Blerim Krasniqi.

Deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati përkundër se Drita krijoi disa raste të arta shënimi, por portieri mysafirë bëri pritje shumë të mira.

Kësisoj gjilanasit kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës pa shumë probleme. /Gazeta Olle/

You Might Also Like