LAJME

Ilmi Mustafa: AAK është adresa e sigurt e bashkatdhetarëve tanë në Evropë

Sot, bashkë me kryetarin Ukë Blakaj, takuam strukturat e Aleancës në Baden-Württemberg, në vazhdën e takimeve me degë gjithandej Gjermanisë.
Bashkëbiseduam për situatën aktuale politike në Kosovë dhe për organizimin, rritën dhe zgjerimin e Aleancës edhe në vende tjera të Gjermanisë.
Sikurse u tha sot në takim, Aleanca është e gatshme për zgjedhje nacionale qofshin ato të parakohëshme apo të rregullta. Aleanca tanimë është adresa e sigurtë e bashkatdhetarëve qoftë në Gjermani, Zvicër, Austri, Francë e kudo në Evropë e botë, sepse është një subjekt i dëshmuar tanimë, me lider po ashtu të dëshmuar dhe me vizion të qartë.
Shihemi në takimet tjera gjithandej ku jetojnë e veprojnë shqiptarët!

You Might Also Like