Drita ka marrë edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje miqësore.
Skuadrae udhëhequr nga trajneri shkupjan Adrian Nuhiu ka mposhtur Ulpianën me rezultat 4-0.
Trajneri i bardhekaltërve iu ka dhënë hapësirë të gjithë futbollistëve, shkruan Gazeta Sheshi.
E të gjithë golat u shënuan nga futbollistët e ardhur këtë verë.
Gilberto Fortunato shënoi dy gola ndërsa Hamdi Namani dhe Izahir Emini realizon nga një tjetër.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe u përcoll nga një numër i konsiderushëm i tifozëve.