Futboll

Drita i kthen sytë kah kupa

FC DRITA fillon garat për trofeun e Kupës së Kosovës dhe nesër zhvillohet ndeshja ndaj KF Dardania në 1/16 e finalës.

Në konferencën për media kryetrajnerin, Zekirija Ramadani dhe futbollisti Laurit Behluli folën për ndeshjen e nesërme.

“Kupa gjithmonë ka befasi,por befasitë ndodhin kur ekipi që është favorit nuk i qaset me seriozitetin maksimal. Sot kishim stërvitjen e fundit dhe kërkesa ime ishte serioziteti, diciplina dhe angazhimi maksimal. Kemi karakter të shëndoshë brenda ekipit, janë të gjithë profesionistë dhe e dijnë çfarë është Kupa, ndoshta një rrugë më e lehtë drejt Evropës. Shpresoj që nesër me punë, motivim dhe angazhim gjatë 90-të minutqve ta mbyllim kapitullin”,ka thënë trajneri Ramadani.

Kurse, Laurit Behluli tha se fitorja është e vetmja alternativë.

“Duke ditë që ndeshja për Kupë është me eliminim direkt ne do të japim gjithçka nga vetja, duke e respektuar kundërshtarin dhe të dalim fitues nga ky takim. Vetëm fitorja është alternativë e jonja dhe të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje drejt objektivave tona”, theksoi futbollisti Behluli.

Kryetrajneri Ramadani foli për synimet e klubit në këtë garë.

“DRITA gjithmonë kërkon trofe. Aspirata jonë është të fitojë çdo lojë edhe në atë të Kupës.
E jona është që të japim maksimumin në ndeshjen e radhës, sepse në Kupë janë të gjitha finale. Për të arritur te finalja e madhe duhet t’i eliminosh finalet e vogla. Të lehtë apo të vështirë ndeshjen e bëjmë vetë ne, nëse i qasemi me atë mendje. Nëse e mendojmë si stërvitje të lehtë atëherë me të vërtetë do të jetë e vështirë për ne”, potencoi Ramadani.

Për përbërjen e futbollistëve dhe formacionin në ndeshtjet e Kupës tregoi trajneri, Zekirija Ramadani.

“Për mua nuk ka futbollist të ri apo të vjetër apo ai që është me eksperiencë duhet të luaj. Nuk më intereson a është Kupë apo kampionat. Për mua çdo futbollist që jep maksimumin, mendoj që është në formën e duhur mund të luaj në çdo ndeshje që e meriton. Nuk bëjë klasifikime se ky është i ri dhe duhet të pres. Jo, une mendoj se ai meriton të luaj karshi konkurrentit të vet dhe do të luaj për ta ndihmuar skuadrën”, përfundoi Ramadani.

Edhe portieri Laurit Behluli foli për përfshirjen e tij në ndeshjet e Kupës, për çka tha se kurdo që i ipet mundësia do ta jap maksimumin.

“Te klubi i DRITËS gjithmonë ka edhe konkurrencë për këtë edhe kam ardhur. Unë bëjë më të mirën time dhe pastaj vendos trajneri. Nuk e di për nesër apo ndeshje të tjera, por kur të jetë mundësia ime do të bëjë maksimumin”, ka thënë Behluli

Ndeshja KF Dardania – FC DRITA zhvillohet nesër, e mërkure në stadiumin sintetik (te rrethi), ora 12:00.

You Might Also Like