Sportet me dorë

Më të mirët në volejboll u nderuan me medalje e mirënjohje

Në kuadër të aktiviteteve për Festën e Flamurit – 28 nëntorin, aktivi i Edukatës Fizike dhe Sportit në Gjimnazin Natyror ‘’Xhavit Ahmeti’’, që ka gjetur edhe përkrahjen e drejtorisë së shkollës, ka organizuar një turne të volejbollit, në të cilin kanë marrë pjesë 15 ekipe të klasave X, XI dhe XII.

Pas lojërave të pëlqyeshme dhe tejet interesante janë shpallur klasat fituese.

Kështu te paralelet e dhjeta, vendin e parë e zuri paralalja X-9.

Te klasat e njëmbëbdhjeta më të mirët ishin paralalja XI-1.

Kurse te maturanmtët, klasat e dymbëdhjeta, më të mirët ishin paralelja e XII-8.

Aktivi i Kulturës Fizike dhe Sportit, në përbërje Reshat Syla, Blerim Shala e Selami Haziri janë shprehur të kënaqur me lojërat dhe sjelljen e treguar, derisa Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror ‘’Xhavit Ahmeti’’ ka theksuar se kjo shkollë gjithnjë është treguar me aktivitete mësimore dhe sportive, andaj u ka uruar suksese edhe në të ardhmen.

Më të mirët në garat e volejbollit janë stolisur me medalje dhe janë nderuar me mirënjohje.

You Might Also Like