Sportet me dorë

Drita kampione vjeshte në volejboll

KV Drita e ka nisur kampionatin vjeshtor me fitore dhe radhazi ka vazhduar në të gjitha ndeshjet, për t’a mbyllur pjesën vjeshtore me fitore ndaj ekipit nga kryeqyteti Prishtina Volej.

Vashat që udhëhiqen nga trajnerët Lorik Ilazi dhe Valon Zymberi, bukur e kanë nisur ndeshjen ndaj ekipit kryeqytetas dhe që në setin e parë kanë bërë me dije se këtë ndeshje do ta përmbyllin me fitore. Që në setin e parë gjilanaset Ilazi, Kadriu, Leka, Shabani, Jaha, Musliu, Mehmeti dhe lojtaret tjera më të reja kanë shkëlqyer duke ngadhënjyer me rezultat 25:15 e ngjashëm kanë vazhduar edhe në dy setet vijuese për t’a përmbyllur tërë ndeshjen me rezultat të pastër 3:0.

Lorik Ilazi, kryetrajner është një ndër më meritorët për sukseset e Dritës në vitet e fundit, duke e u shpall disa vite radhazi kampion i Kosovës, fitues të Kupave e Superkupave dhe duke bërë historinë ngase Drita për herë të parë mori pjesë në eliminatorët në Champions League dhe në Kupën e CEV-it. Atij gjithmonë iu gjet afër edhe trajneri dhe punëtori i palodhshëm Valon Zymberi.

Volejbolli femëror në Gjilan ka një të ardhme të sigurt, ngase KV Drita sivjet u stolis me kurorë të dyfishtë, ngase ekipi gjilanas zuri vendin e parë edhe në garat e junioreve.

„Do të mundohemi që deri në fund të ruajmë primatin volejbollin kosovar“, thotë Lorik Ilazi.

Të gjitha rezultatet dhe tabelat dhe  po i publikojmë më poshtë:

 

 

You Might Also Like