Futboll

Drita me dy mungesa të mëdha në ndeshjen ndaj Drenicës

Lideri i Superligës së Kosovës në Futboll, FC Drita, të dielën me fillim në ora 15:00 do të përballet me ekipin e fundit në tabelë, Drenicën nga Skenderaj, klub ky që ka nevojë jetike për pikë. Në një konferencë të organizuar nga FC Drita, para kësaj ndeshje, kryetrajneri i Dritës Arsim Thaqi ka thënë se në ballafaqim me Drenicën, në klubin e tij do të mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm, Hamdi Namani dhe Ilir Blakqori.

Megjithatë, për ekipin që mëton që në fund të kampionatit të renditet i pari vjen një lajm shumë i mirë, ngase pas pushimit dyjavorë, në ndeshjen ndaj Drenicës do të jetë plotësisht i gatshëm qendërsulmuesi Marko Simonovski. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like