Drita ka luajtur si mysafir i Audas në Letoni, ku pësoi me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të fazës së tretë eliminatore të Ligës së Konferencës.
Zekerija Ramadani u fut në lojë me ekipin më të mirë, por që nuk arriti të krijojë raste të rrezikshme në pjesën e parë.
Bruno Tavares hapi ndeshjen në minutën e 9-të me një gjuajtje të saktë nga goditja e dënimit për të shënuar për 1-0.
Pas goli Drita filloi të luajë më e organizuar, por nuk arritën të rrezikon dukshëm portën e portierit Krisjanis Zviedris.
Në pjesën e dytë Drita ishte më serioze dhe rrezikoi më shumë portën e vendasve, por pa arritur të shënojë.
Vendasit në anën tjetër ishin të kënaqur epërsinë e krijuar dhe rrezikonin me kundërsulme.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në “Fadik Vokrri”, ku Drita do të kërkojë kalimin në play-off.