Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani në konkurrencën e femrave po merr pjesë në Kupën e Pavarësisë, ku pos saj po merr pjesë edhe Vllaznia e Shkodrës, M-Technologie e Prishtinës dhe KS Tirana e Tiranës.
Gjilanaset, të cilat vazhdojnë të jenë në kreun e tabelës në Superligën e Kosovës në Volejboll, pas një paraqitje fantastike ka mundur Sport Klubin Vllaznia nga Shkodra me rezultat 3:1 në sete.
Vajzat që po udhëhiqen nga Lorik Ilazi, në setin e parë kanë ngadhënjyer me rezultat 25:15, kurse edhe në setin e dytë ishin shumë të mira duke ngadhënjyer me rezultat 21:14, por jo edhe në setin e tretë të cilin e humbën me rezultat 21:25. Vashat tona janë rikthyer në setin e katërt, që doli të ishte edhe vendimtar, duke ngadhënjyer me rezultat 25:11.
Gjilanaset në finale do të ndeshen me M-Technologie, ngase ekipi prishtinas mundi SK Tiranën. Seti i parë ishte i barabartë nga të dy skuadrat, mirëpo M-Technologie, në fund ishte më e kujdesshme duke e mbyllur setin në favor të vetin. Në setin e dytë, M-Technologie ishte më e përqendruar dhe arriti të fitoj me gjashtë pikë dallim. Dhe kur pritej që ndeshja të përfundoj me rezultat 3:0, SK Tirana bëri një rikthim të rezultatit, duke i fituar të dy setet e radhës, madje setin e katërt e kufizoj M Technologie në vetëm 17 pikë.
Në tie break, skuadra nga Prishtina u rikthye përsëri në lojë dhe arriti ta fitoj setin dhe ndeshjen në tërësi duke u kualifikuar në finale të turneut.