Pas humbjes ndaj Ferizajt, këtë të shtunë Drita do të ndeshet me Llapin në fushë të vet. Para kësaj ndeshyje për gazetarë kanë folur kryetrajneri Arsim Thaqi dhe lojtari Rron Broja.
Arsim Thaqi, kryetrajner i Dritës ka thënë se kishin një javë të plotë për të punuar me lojtarë pas ndeshjes së humbur ndaj Ferizajt. Pos një lojtari që do të mungojë shkaku i kartonëve, në ndeshjen ndaj Llapit të gjithë lojtarët tjerë do të jenë në dispozicion. Ai beson në një rezultat pozitiv. Ngjashëm është shprehur edhe lojtari Rron Broja, që beson se në ndeshjen e ndesërme do t’i përmirësojnë gabimet e mëhershme dhe do t’i rrëmbejnë tri pikë.
Në pyetjet e gazetarëve, kryetrajneri Arsim Thaqi, ka thënë se stinori pranveror nuk nxjerrë favorit. Ai tha se deri në fund ka sdhumë ndeshje e futbolli ka të papritura, siç ishte humbja e fundit ndaj Ferizajt. Ai beson se lojtarët do të dijnë të reagojnë pas humbjes.
Edhe lojtari Rron Broja, ka thënë se kanë pësuar në disa detaja të vogla, por që ato do të përmirësohen në vazhdim dhe se ndeshjet jo të mira do të harrohen shumë shpejt.
Sipas Thaqit vende për gabiume nuk ka, secila ndeshje është e rëndësisë së veçantë. Ai tha se biseduan me lojtarë, u kërkua përqëndrim, të luhet me angazhim ndaj secilit kundërshtar, ngase kundërshtar të lehtë nuk ka. Ai tha se duhet ndryshuar, Selmani nuk do të jetë në përbërje, gëzon kthimi i Kryeziut. Ai beson se do të jenë komplet ndaj Ballkanit.
Thaqi tha se analizuan lojën e KLLapit, ndërmorën masa dhe nesër besojnë në fitore./kryelajmi.com/.