Drita ka rikthyer në skuadër sulmuesin brazilian Gilberto Fortunato.
Ashtu siç ka paralajmëruar Gazeta Sheshi Fortunato është rikthyer në klubin bardhekaltër.
Fortunato ka nënshkruar kontratë një vjeçare me gjigantin kosovar.
Sulmuesi brazilian ishte pjesë e Dritës në edicionin 2016/17 teksa nuk qëndroi gjatë pasi që kishte një ofertë të majme nga Malejzia, saktësisht ekipi PKNP FC.
Fortunato kishte bërë karrierë edhe në Shqipëri tek skuadra kryeqytetase Tirana.
/Gazeta Sheshi/