Futboll

Drita sërish pësoi

Drita ka pësuar dhe njëherë, kësaj radhe në ballafaqim me Lirinë e Prizrenit. Gjilanasit, që kanë vetëm një fitore dhe një barazim nga katër ndeshje u mendua se do të kthehen pikërisht ndaj Lirisë, por një gjë e tillë nuk ndodhi, ngase ata pësuan shumë herët që në minutën 12, kur Qëndrim Gashi përfitoi nga një gabim i Drilon Musajt brenda zonës dhe gjuan për mrekulli drejt portës për t’i kaluar vendasit në epërsi.
Pasi kanë shënuar, vendasit nuk janë ndalur, por kanë pasur edhe raste të tjera shënimi dhe një gjë të tillë sërish e arritën në pjesën e parë kur Artur Magani shtyu topin drejt rrjetës me kokë pas harkimit të Avdylit për të dyfishuar epërsinë e vendasve, 2-0. Disa ndërrime te D|rita bënë që loja e tyre të ngjallet, por gjilanasit nuk ia dolën të shënojnë  përkundër disa rasteve që i patën.

Në kohën shtesë, Rexha ka qëlluar traversën, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.

 

 

 

You Might Also Like