Futboll

Drita shpërtheu në pjesën e dytë

photo by: @Shpend Ahmeti

Drita dhe Prishtina, në klasiken e futbollit kosovar për një pjesë lojë i kanë matur forcat e tyre, duke kalkuluar shumë, kurse në pjesë të dytë Drita e ka nisur lojën furishëm, duke shënuar dy gola të shpejtë.

Fillimisht në minutën 46, pasi është shërbyer mirë nga thellësia, Almir Ajzeraj ka pranuar topin si duhet dhe me një gjuajtje të saktë ka qëlluar këndin e poshtëm të djathtë të Nikës. Ende po vazhdonte gëzimi në tribuna, kur Prapashtica, ka realizuar për golin e dytë. Pasi ka marrë topin në gjysmëpjesën e Prishtinës, Prapashtica është nisur me shpejtësi dhe me urti ka gjetur pjesën e pambrojtur të portës për 2:0, gol për të cilin ai nuk duart lartë, ngase deri para pak kohësh ishte lojtar i Prishtinës. Pak minuta më pas Prapashtica është zëvendësuar ngase pati një lëndim të lehtë, duke i lënë vendin Selmanit.Në minutën 89 Prishtina pati një rast shumë të mirë me Albion Kurtaj, por priti portieri Smakiqi.

Në kohën shtesë, pas një shprëthimi të Krasniqit nga e djathta, harkoi në brendi e Tahiri e ktheu topin, ku me të parën gjuajti Selmani për të shënuar një gol shumë të bukur për rezultatin përfundimtar 3:0./kryelajmi.com/.

You Might Also Like