Futboll

Drita u është rikthyer fitoreve bindëse

 

Drita është rikthyer te fitoret, derisa në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll e ka mposhtur Drenicën me rezultat bindës 4-1, duke shënuar tre gola në pjesën e parë dhe një në të dytën.

Bujar Shabani, Hamdi Namani, Kastriot Rexha dhe Betim Haxhimusa ishin katalizatorë të triumfit të katërt sezonal për kampionët në fuqi që marrin vetën pas disfatës nga Ballkani.

Golin e nderit për mysafirët e realizoi i inkuadruar në pjesën e dytë Baton Zabërgja.

Drita ka shënuar shumë herët, që në minutën e 2, kur pas harkimit të Alidemës, më së miri në brendi u gjet Bujar Shabani, që me kokë e futi topin në rrjetë.

Në minutën 20 ka ardhur goli I dytë, kur është harkuar nga këndi dhe Namani futi topin në rrjetë për 2:0.

Pjësëloja e parë është përmbyllur me golin e Kastriot Rexhës, që pas harkimit të Astrit Fazliut ka shënuar.

Drenica shumë më mirë ka luajtur në pjësëlojën e dytë dhe ia ka dalë që në minutën 47 të zvogëlojë epërsinë e Dritës në 3 me 1 pas golit të shënuar nga Zabërxha.

Pas golit të pranuar, Drita u mobilizua dhe ia doli të shënojë edhe një herë në minutën 79, kur Ardian Limani nuk u tregua vetjak dhe shërbeu Haximusën që nga afërsia e futi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 4:1.

You Might Also Like