OPINION

DUART LARG NGA KF-DRITA

Shkruan: Nexhemdin Bunjaku

Po flitet e perflitet,do te behet keshtu e do te behet ashtu,ky ekip do behet kampion,kurse ky ekip do e fitoj kupen e Republikes,ky ekip do bie nga liga,ky ekip do shkoj ne barazh dhe ky ekip do i ik barazhit.
Te gjitha keto matematika dalin nga koluaret e atyre qe po degradojne futbollin per interesa personale apo edhe klanore.
Askush,ama askush,nuk ka te drejte te luaj me djersen e futbollisteve,me punen e trajnerve, me paran e investitorve dhe me ndjenjat e tifozerise,per matematikat apo llogarit e flliqura te kujt do qofshin ato dhe nga do qe te vijne ato.
Situata te ndryshme qe u pane gjate ketyre ndeshjeve te kampionatit pranveror dhe atyre per kupen e Republikes,ishte nje sinjal i kjart per opinionin futbolledashes por edhe per vet UEFA- n,( e cila reagoi kunder kurdisjeve ), se ne futbollin e Kosoves veq kane filluar te behen matematika dhe manipulime.
Deri kur do te na percjell ky mentalitet i pa vlere,mentalitet i hajnis dhe korrupcionit,mentalitet i perfitimeve personale apo klanore e ne dem te futbollit,deri kur me do e luajn dhe vendosin lojen neper kolltuqe e larg fushes se gjelbert,deri kur do mundohen te pa vleret qe nepermes servileve te tyre dhe propagandes te shendrrohen ne vlera,deri kur do e udheheqin futbollin analfabetet,jo profesionistet,te korruptuarit dhe antivlerat,zhvatesit e djerses se futbollisteve dhe paras se qytetarit dhe investitorve,shkaterruesit e ndjenjave te tifozerise dhe opinionit te gjere futbolledashes.
Pra,kur do ju thuhet STOP njeher e pergjithemone ketyre dukurive te shemtuara qe po e degradojne rende futbollin e Kosoves,dhe me keto degradime po e dergojne futbollin e Kosoves drejt fundosjes.
Ajo qka po perflitet,po trumbetohet dhe po paralajmerohet neper koluare te ndryshme per dhe rreth Kf-Drita, qe tash po iu bejm me dije dhe po ju sygjerojme se; qfaredo qe provohet apo tentohet nga keto koluare me matematikat e tyre ne dem te Kf-Drita,le te jen te bindur te gjithe ata qe bejne keto pazare me matematikat e tyre ne dem te Kf-Drita,se kurren e kurres nuk do i lejojn keto udheheqesit e klubit,futbollistet dhe trajneret por edhe armata e madhe e tifozerise Intelektualet.
Qdo tentim apo veprim e qe shkon ne dem te Kf-Drita,do ju kthehet si bumerang atyre qe tentojn apo veprojn,e kete do e bejn te gjith si nje duke filluar nga udheheqesit e klubit,futbollistet dhe trajneret, e gjithe armata e madhe e tifozerise Intelektualt por edhe i gjithe opinioni futbolledashes i Anamoraves.
Sa me larg duart e ndyta nga Kf-Drita,
Aq me qet do jete Regjioni.

 

 

 

You Might Also Like