Shëndeti

Dy vite nga ndarja nga jeta e dr. Nysret Hajrullahu

Dy vite nga ndarjes fizike e shokut tonë shumë të dashur!
Doktori ,edhe si mjek ,por edhe si udhëheqës dallohej nga ne të tjerët, sepse gjithëherë i qëndronte besnik fjalës së dhënë!

Doki kishte parim që të jetë i përpiktë në orarin e punës ,kishte respekt për punëtorët, por,edhe i prerë në vendime.

Të gjitha i thonte troç,asnjëherë nuk hezitonte të merrej me vështirësit ,por gjithëherë i pëlqenin sfidat në jetë!

Orari i doktorit në Përlepnicë nuk mbaronte kurrë, 24 orë përlepnicasit e kanë pasur derën qel ,për kontrolle e ndihmë!

Ne në Përlepnicë, kishim siguri sepse doktori pa prites në çdo kohë i ipte ndihmë vendasve!

Dr. Nistret Hajrullahu ishte humanist e veprimtar i pashoq, ishte i gatshëm ti shërbente komunitetit në çdo kohë.

Me dhembje të madhe por me krenari që e kishim në mesin tonë një doktor ,i cili kishte fjalë pak,por,vepronte e punonte shumë !

Lavdi jetes,veprës dhe kontributit të tij!

Shkroi: Bujar Nevzadi

You Might Also Like