Futboll

E konfirmuar: Gerhard Progni largohet nga Gjilani

Gerhard Progni, kapiten i Gjilanit është larguar nga ekipi bardh e kuq. Burime të sigurta nga SC Gjilani kanë bërë me dije se Gerhard Progni është larguar nga ekipi i tyre, ngase atij i ka skaduar kontrata.Gerhard Progni ka qenë futbollisti ndër më të mirët tek SC Gjilani, duke qenë edhe golashënnuesi më i mirë në Kampionatin e Kosovës për vitet 2021/2022. Nga Gjilani ka patur shumë largime pasi që ky ekip nuk ia doli që të bëhet kampion. Tashti, kur pritet të zyrtarizohet kryetrajneri i ri i Gjilanit, Zekiria Ramadani, pritet të vijnë edhe afrimet e reja në këtë ekip, është bërë me dije nga ekipi kuq e bardhë. Kryelajmi.com.

You Might Also Like