Gjilan

Edhe dy largime nga Nisma socialdemokrate, dega në Gjilan

Kanë vazhduar largimet nga Nisma socialdemokrate, dega në Gjilan. Dy të larguarit e fundit janë Fatmir Daku dhe Ridvan Xhemajli.

Daku largimin e ka bërë publik përmes një njoftimi në facebook, ku ndër të tjera ka shkruar:

 

Dua të ju njoftoj se nga sot unë Fatmir Daku dhe Ridvan Xhemajli – ish komandant i Stacionit Policor të Gjilanit nuk do të jemi më pjesë e strukturave të NISMA Socialdemokrate.

Ne si anëtarë të Kryesisë së Degës së Gjilanit dhe të Këshilli Kombëtar do ta pushojmë aktivitetin në këtë parti.

Sot po dalim ballëhapur nga NISMA. Prej themelimit të NISMA’s kemi qenë pjesë aktive e saj. Gjatë kësaj kohe jemi përpjekur që me tërë kapacitetin të shtrijmë në çdo lagje e fshat të Gjilanit subjektin.

Zhvillimet e fundit në këtë subjekt në rajonin tonë, dorëheqja e ish ministrit Bajram Hasani e të tjerëve janë arsyeja e dorëheqjes.

Duam t’i falënderojmë drejtuesit e partisë, aktivistët dhe të gjithë ata me të cilët e kaluam këtë rrugë të gjatë, plot sfida por në të njëjtën kohë ishte edhe kënaqësi të punosh me një ekip kaq të mirë.

Faleminderit për mbështetjen!

You Might Also Like