Kushtrim Shabani i ka dhënë fund bashkëpunimit me Klubin Futbollistik “Gjilani”, teksa ka njoftuar për ndarjen me “Skifterat” përmes një publikimi në llogarinë e tij sociale “Facebook”, shkruan Gazetasheshi.com.
Shabani ka falenderuar klubin e Gjilanit për përkrahjen dhe i ka dëshiruar sukses në arenën ndërkombëtare.
“Një sërë falenderimesh shkojnë per Presidentin, drejtorët, bashkelojtarët,stafin e klubit dhe tifozerine e klubit ultras Skifterat per perkrahjen.
Gjithashtu Sc Gjilanit i deshiroj shumë suksese ne Arenen nderkombetare”, ka shkruar Kushtrim Shabani.