Në Gjilan numri i veturave në rrugë po shtohet e me to edhe tollovitë janë më të mëdha. Ato bëhen të padurueshme kur në Gjilan kthehen mërgimtarët. Rrugët e ngushta e mungesa e rrugëve anësore cilësore janë një nga faktorët e këtyre tollovive, por edhe udhëkryqet dhe kryqëzimet e shpeshta të rrugëve janë një nga faktorët e tollovive, kurse po del se zgjidhja më e mirë janë rrethrrotullimet, në të cilat pritjet janë më të vogla.
Një rrethrrotullim i tillë në Gjilan ka nisur të ndërtohet edhe udhëkryqin në Rrugën e Prishtinës, vend ky në të cilin shpesh krijoheshin tollovi dhe në të cilin terreni është tejet i papërshtatshëm shkaku i tatëpjetës që dërgon kah lagja Dardania, një ndër më të populluarat në qytet.
Besohet se me rregullimin e rrethrrotullimit në këtë pjesë të qytetit do të shmangen tollovitë. Radio Star, ka siguruar disa pamje nga punët që po bëhen në këtë rrethrrotullim.