Sportet luftarake

Erit Bajrami – Garuesi më i mirë i turneut “Katana Open 2017”

Në turneun ndërkombëtar “Katana Open 2017″ të mbajtur me datë 28 tetor në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, ku pjesëmarrës në këtë turne ishin 41 klube me 300 garues, Federata e Karates së Kosovës shpalli garuesin më të mirë të turneut Erit Bajrami-n, anëtarin e Klubit të Karates”Drita” i cili shkëlqeu duke arritur të fitoj dy vendet e para, në dy diciplina, Kata dhe Kumite, ku tregoi një performancë të mrrekullueshme si në Kata ku arriti dy fitore poashtu edhe në Kumite me katër fitore. Klubi i Karates “Drita” i uron suksese në të ardhmen kampionit ERIT BAJRAMI Tr. Blerim Hajdari.

 

You Might Also Like