Sportet me dorë

Fatlum Hajrizi, trajneri që po shkëlqen

Fatlum Hajrizi me ‘Rekord’ apsolut në garat e Beach Volley!

Në garat e beach volley të organizuara nga Federata e Volejbollit e Kosovës me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se në të gjitha kategoritë këtë vit kampion është trajneri, Fatlum Hajrizi ku me lojtaret e tij ishin të pamposhtur.

KAMPION NË TË GJITHA KATEGORITË!

▪️Kategoria Seniore

(Vendi 1️⃣) Ermal Maliqi & Erion Bajrami. Dyshja fantastike arrijnë që për të dytin vit radhazi të shpallen kampion dhe në finale thjesht ishin fantastik duke mposhtur dyshen, Shkelqim Ismajli e Valmir Demi.

▪️Kategoria U-22

(Vendi 1️⃣) Eron Murseli & Erion Bajrami.
Dyshja e qytetit u shpallen kampion dhe me daten 5 qershor do të marrin pjesë në kampionatin evropian që do të mbahet në Turqi.

▪️Kategoria U-20

(Vendi 1️⃣) Dilon Latifaj& Erind Qalaj
Kjo super dyshe kampione në kategorinë U 20 do të marrin pjesë na kampionatin europian që do të mbahet në Poloni.

▪️Kategoria U-18

(Vendi 1️⃣) Donat Gerguri & Erind Qalaj
Kjo dyshe kampione në kategorinë U 18 do të marrin pjesë në kampionatin europian që do të mbahet në Gjeorgji.

Natyrisht se klubi Drita Meshkujt është jashtëzakonisht krenare me këto arritje nga përfaqësuesit tanë dhe ju dëshiron suksese në ndeshjet e radhes që do ti zhvillojnë në kampionatet europiane e shpresojmë në paraqitje dinjitoze për shtetin e Kosoves.

Gjithashtu për fund një falemnderim i veqantë për FVK, Kryetarin Bahri Gjinovci e sekretarin Valon Nikqi për organizimin fantastik në Beach Volley 2024.

Suksese në vazhdimësi Lumi dhe djelmosha.

You Might Also Like