Sulmuesi kosovar, Festim Alidema, e ka mbyllur karrierën e tij me klubin Llapi dhe tani rrugëtimin e tij do ta vazhdojë te klubi i ri kroat, Slaven Belupo.
Festim Alidema ish futbollist i Vllaznisë së Pozharanit ku e nisi karrierën ne vendlindjen e tij, e që më pas kaloi te Llapi i Podujevës,ishte ndër lojtarët më mbresëlënës në sezonin e kaluar të Ipko Superligës së Kosovës, ku shkëlqeu për Llapin ne 30 takime, me kontributin prej 12 golave dhe gjashtë asisteve, raporton Gazeta Express, përcjell Kryelajmi.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Slavenn Belupos. Do ta bëjë më të mirën time për ta arsyetuar besimin e njerëzve që më sollën në këtë klub”, ka thënë Alidema.
“Shpresoj t’i arrijmë synimet që i kemi para vetes. Unë erdha këtu për të shënuar gola dhe për ta ndihmuar skuadrën drejt fitoreve”.
Për transferimi e Alidemës te klubi kroat pati ndikim të madh ish-sulmuesi i njohur, Arbër Abilaliaj.
Alidema është futbollisti i dytë që kalon nga skuadra e Llapit në kampionatin kroat. Më parë, Mirlind Daku kishte kaluar nga Llapi në Osijek.
Në një kohë kur posa i kishte lulëzuar karriera dhe kishte nisur të shkëlqejë e të befasojë me potencialin e madh të tij në Superligën e Kosovës me një ekip si Vllaznia e Pozharanit një lokalitet që I ngjan një qyteze me rreth 10 mijë banorë. Festimi u ra në sy ekspertëve te futbollit me lojën e tij e për Vllaznine.
- Festimi kishte gjetur forcë për ta kaluar këtë sprovë. Disa ditë pas rastit tragjik ai kishte shënuar gol ne ndeshjes kundër “Trepçës 89” ky ishte edhe goli i parë i tij dhe fitorja e parë e Vllaznisë në Supërligë.
Pasi shënoi gol, Festim Alidema nisi festën me shokë. Shpejt ndërroi drejtim. Ktheu kokën nga tribuna kryesore e stadiumit të qytetit në Gjilan dhe me lot në sy, atëbotë, lojtari i Vllaznisë drejtoi gishtin ka vëllai i tij që i kishte mbijetuar tragjedisë që e kishte shokuar gjithë Kosovën.
Me atë gol Festim Alidema e nisi një epokë të re të jetës. Pa prind, por i vendosur për ta jetuar jetën normalisht bashkë me vëllain e tij dhe tregoi besnikëri ndaj futbollit për të cilin është lindur.
Nga atëherë lojtari i dha kuptim emrit të tij. Festimi festoi dhjetëra gola. Gjithnjë golat ua dedikonte prindërve të tij të ndjere. Por, edhe të dashurës së tij, të cilës në këtë formë ështëmunduar ta kursejë dhe ta bëjë që ta harrojë tragjedinë e pësuar në familjen e tij.
Ishte korriku i vitit 2017 që e kishte trishtuar në atë kohë 19-vjeçarin. Ndërsa, në dy vjet më vonë, në korrikun e vitit 2019, tani si një 21-vjeçar, Festim Alidema i ka dhënë edhe më shumë kuptim dhe vlerë jetës së tij, jo vetëm nga ana e virtyteve njerëzore, por edhe profesionale.
Pas një shkëlqimi me Llapin, Festimi e siguroi transferimin në Kroaci, te klubi i njohur kroat, Slaven Belupo. Sot është prezantuar si përforcim në klubin e tij të ri, ku në mes të kaluarës së tij dhe arritjes së tanishme do të kërkojë të ardhme edhe më të mirë – transferim në ndonjë klub edhe më të madh evropian. Festimi meriton festa më shumë se çdokush tjetër! Aziz Zuka