Sqarim i Feti Murselit për opinon në lidhje me deklaraten e FC Ballkanit.
Sot kemi lexuar për një deklaratë të Ballkanit duke mohuar që ka patur sulm fizik ndaj zyrtarëve të klubit tonë në ndeshjën e djeshme, ndërsa zyrtari i klubit Idriz Hajrizi më shkruan mesazh privat pas ndeshjes duke më thënë që nuk isha unë që ju kam sulmuar por më ke ngatrru me ndihmës trenerin (duke mos e mohuar sulmin, thjesht duke hequr përgjegjësin nga vetja e tij).
Kjo është një dëshmi se në çfarë niveli të organizimit dhe funksionimit është ky klub.
Me vjen keq për nivelin në të cilin kam rënë ditën e djeshme mirëpo për të demaskuar dikë, duhet një gjë e tillë dhe për këtë e kam pasur detyrim.