Boksieri nga Gjilani, Elbasan Kqiku, i cili nuk kishte konkurencë të denjët në boksin amator në shtetin Helvetik të Zvicrës, me mjaft sukses ka debituar në boksin profesionist.
Kqiku i cili një kohë të gjatë ishte në boksin amator në Zvicër por edhe i pa konkurencë, ka zhvilluar meqin e tij të parë në Bern të Zvicrës në kategorin e rënd me boksierin nga Gjeorgjia Zurab Uchaneishvill, duke e nokautuar në raundin e dytë.
Boksieri korpulent, Elbasan Kqiku i cili peshon 115 kg, në raundin e parë disa her e pruni kundërshatarin e tij në pozitë të palakmueshme por në raundin e dytë, Kqiku, si mjeshtër i vërtet i ringut me një goditje të fort e plandos në dysheme bokiesrin Gjeorgjian, Uchaneishvill, duke mos mundur më të ngrihet në këmb.
27 vjeqari Elbasan Kqiku tani e 6 muaj në kampin e tij të boksit është nën drejtimin e trajnerit nga Medvegja, Haki Hajdari i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Boksieri i talentuar Kqiku, i cili pritet në të ardhmen të na gëzon edhe me fitore edhe më të mëdha ka deklaruar pas meqit.
“Ishte kjo paraqitja ime e parë në boksin profesionist dhe jam shum i kënaqur me paraqitjen time, gjatë dy raundeve boksieri nga Gjorgjia ishte një boksier shum i mirë me përvoj të madhe të boksit por duke ju falenderuar trajnerit tim, Haki Hajdarit, i cili për 6 muaj ushtrime më ka besuar dhe jam shum i lumtur që në fillim të karierës profesioniste kam filluar me fitore”