Gjilan

Ftohen qytetarët nga Lugina që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

Në prag të regjistrimit të popullsisë në Luginë, në koordinim me përfaqësues të shqiptarëve atje, mbajtëm sot takim me qytetarë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja që banojnë në Gjilan.
Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje e funksionalizuar tashmë në kuadër të Administratës Komunale në Gjilan, ofron të gjitha informacionet e nevojshme për ta.
Ftojmë të gjithë qytetarët me prejardhje nga Lugina që kanë nevojë për informacione, të ofrohen pranë kësaj zyre dhe gjithashtu ju bëjmë thirrje që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që fillon nga nesër në vendbanimet e origjinës së tyre.

You Might Also Like