Gerhard Progni, YLLI I JAVËS
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, @bkt_kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” i xhiros së 6-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti Gerhard Progni i @scgjilani
@g.progni7, përpos supergolit nga gjuajtja e lirë, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e Gjilanit ta fitojë derbin kundër FC.Drita (2:0).
Kjo ishte fitorja e dytë e Gjilanit në këtë edicion të #BKTSuperliga 2021/22.
Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Avdi Demiri, asistent menaxher për klient individual, në BKT, dega Gjilan