Komunikacion

Gjatë një jave janë shqiptuar 1405 gjoba për kundërvajtësit

Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 28.06.2024 – 04.07.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e katërqind e pesë (1405) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
        • · Hetim i njëzetë (20) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
        • · Hetim i tetë (8) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
        • · Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëmbëdhjetë (15) ngasës,
        • · Shqiptuar pesëdhjetë e nëntë (59) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni njëzet e nëntë (29) prej tyre.
Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik.

You Might Also Like