Viti

Gjendja nën kontroll dhe qytetarët e komunës së Vitisë po respektojnë vendimin për mosdalje të panevojshme nga shtëpitë

Përkundër paraqitjes edhe të 4 rasteve të reja që sot janë konfirmuar në Stubëll të Vitisë, gjendja aktuale në komunën e Vitisë është nën kontroll. Kryetari i komunës Sokol Haliti ka mbajtur sot takim me anëtarët e komitetit komunal për menaxhim të situatës, me që rast janë ndarë përgjegjësit nëpër dikasteret e ndryshme komunale, ku është kërkuar nisja e procedurave për tenderimin e një kompanie për dezinfektim të objekteve publike, përfshirë shkollat, objektete fetare dhe institucionet tjera. Poashtu, u kërkua që përmes këshillave të fshatrave të identifikohen familjet që kanë nevojë për ndihmë, ndërkohë që është kërkuar edhe shtimi i kapaciteteve në kujdestari në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare.

 

Në këtë takim të këshillit emergjent, u theksua nevoja e mbështetjes nga niveli qendror, për pajisje mbrojtëse si dhe për material të domosdoshëm higjienik. Kryetari Haliti, ka kërkuar një përkushtim më të madh të Qeverisë së Kosovës për komunën e Vitisë, ngase ka nevoje për mbështetje, kurse ka falenderuar qytetarët që po respektojn vendimin për mosdalje nga shtëpitë, gjë që po i kontribuojn në të mirë të situatës për të qenë nën kontroll. Ndryshe, komuna e Vitisë sot ka hyrë në ditën e tretë që kur është hyrë në karantinë ,njofton ZIP I Vitisë. A.Zuka

You Might Also Like