Futboll

Gjilani arkëton vetëm një pikë

Gjilani ka barazuar me Dukagjinin 1:1 në ndeshjen që është luajtur në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Vendasit që ishin më afër fitores, patën disa raste të mira shënimi, por finalizimi nuk ishte i mirë. Kanë qenë mysafirët që të parët kanë ardhur në epërsi në pjesëlojën e parë. Në minutën 30 është dhënë një goditje dënimi për Dukagjinin e Klinës nga ana e majtë, kurse në harkimin e ekipit mysafirë mbrojtja e Gjilanit nuk reagoi fare dhe zonë u fut me kokë Bujar Shabani, i cili e futi topin në rrjetë.

Pas golit të pësuar, futbollistët e Gjilanit u hodhën në sulm dhe sidomos ishin insistues në pjeslojën e dytë, kur edhe ia dolën të barazojnë nëpërmjet Shabanit, i cili në minutën 55 pasi ka pranuar një top në brendi, me mjeshtri është kthyer me fytyrë kah porta dhe kur të gjithë menduan se ai do të harkojë, përfshirë aty edhe portierin Haxhihamza, ai gjuajti në këndin e ngushtë dhe barazoi për 1:1. Gjilani pati disa raste të mira shënimi, por pa ia dalë që të shënojë e krejt në fund mundësi të artë pati Rafuna, por që për pak mbeti i shkurtër./kryelajmi.com/.

You Might Also Like