Futboll

Gjilani barazoi në kohën shtesë

Skuadra më e trofeshme e futbollit kosovar Prishtina, sot barazoi me Gjilanin 1-1 (Marko Roganovic 90+’ / Senad Jarovic (AG) 22’), për të vazhduar kështu pa fitore në ligë që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar.

Një autogol i Senad Jarovicit të vendasve ia dha epërsinë Prishtinës në minutën e 22’ të ndeshjes.

Përkundër rasteve për të dyja skuadrat, portat mbeten të paprekura deri krejt në fund të ndeshjes. Një pasiguri në mbrojtjen prishtinase dhe një top i larguar aspak mirë nga Gnapi, bënë që Marko Roganovic i Gjilanit ta çonte me kokë topin në rrjetë për 1-1, që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Barazimi i sotëm bën që Prishtina të jetë prapa Gjilanit në renditje, e a do t’i lëkundet “karrika” Cavallit pas edhe një tjetër barazimi, mbetet të shihet.

You Might Also Like