Gjilani ia ka dalë që të bëjë rikthimin e madh në ndeshjen ndaj Trepçës ’89, ngase rezultatin e disfavorshëm arriti t’a kthejë në fitore.
Vendasit e nisën shumë keq ndeshjen, ngase në minutën 8, pas një gjuajtje nga anash gabimisht kthyen topin deri te sulmuesi mitrovicas Mba, i cili me urti shënoi për 0:1.
Vendasve asgjë nuk po u shkonte përdore, por në kohën shtesë në pjesën e parë, pas një gjuajtje dënimi nga e majta, topin në mënyrë të ngathtë e qëlloi me kokë mbrojtësi mysafir Augustin Ameworlorna, që e futi në rrjetë të vet për 1:1.
Pjesëloja e dytë nga nisur furishëm për Gjilanin dhe që në minutën 48 ekipi vendas erdhi në epërsi. Pas një aksioni të ndërtuar mirë nga e majta, në brendi topi erdhi deri te Cale, i cili mirë e mbrojti atë dhe më një gjuajtje të saktë përtokë ka shënuar, duke qëlluar këndin e majtë të poshtëm të portierit mysafir Kaqiu. Nuk vonoi shumë dhe pas një goditje dënimi nga rreth 20 metra, Mevlan Zeka me një gjuajtje mjeshtërore ka qëlluar këndin e poshtëm të majtë të rrjetës mysafire për 3:1.