Futboll

Gjilani del me njoftim për ndeshjen ndaj Prishtinës

𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠 𝗣Ë𝗥 𝗡𝗗𝗘𝗦𝗛𝗝𝗘𝗡 𝗞𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗔𝗟𝗘 𝗡𝗗𝗔𝗝 𝗞𝗙 𝗣𝗥𝗜𝗦𝗛𝗧𝗜𝗡𝗔!
Sport Club Gjilani njofton se dueli i xhiros së XXXI-të në BKT Superligë ndaj KF Prishtina do të zhvillohet të mërkuren më 27 Prill në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.
Për shkak të vendimit nga Komisioni Disiplinor, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues.
Mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve.
Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë.

You Might Also Like