Futboll

Gjilani e nis me barazim stinorin pranveror

SC Gjilani ka qenë shumë afër fitores ndaj Fushë Kosovës, në  ndeshjen që është zhvilluar në Lipjan, por në fund ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë, shkruan kryelajmi.com.

Marrë në tërësi, Gjilani ka qenë ekip më i  mirë se  sa vendasit, por një pakujdesi në mbrojtje u ka kushtuar shumë.

Pas një mbizotërimi në fushë, Gjilani  ka shënuar në minutën 40, kur një  harkim të Bashës nga e djathta, qendërsulmuesi Jaroviq e ka dërguar në rrjetë për 0:1.

Në pjesëlojën e  dytë, Gjilani ka sulmuar edhe më shumë  dhe në një rast ka shënuar përmes Jaroviq, por gjyqtari pasi e ka shikuar situatën në sistemin VAR ka vërejtur se pati ndërhyrje të palejueshme në fazën e sulmit.

Kur u duk  se gjërat po shkonin mirë, në minutën 76, Jashari me një gjuajtje nga largësia ka shënuar gol të bukur për rezultatin 1:1. Gjilani u mundua deri në fund që të arrijë fitoren,  por në fund rezultati mbeti i pandryshuar./kryelajmi.com/.

You Might Also Like