Futboll

Gjilani falënderon ish-lojtarët që u larguan këtë verë

SC Gjilani, që sivjet kishte përfunduar në pozitën e katërt në Superligën e Kosovës në Futboll, pas përfundimit të kampionatit kishte ndarë rrugët me disa nga lojtarët.

Ndryshe nga ekipet tjera që ndahen me telashe me ish-lojtarët, SC Gjilani me të gjithë është ndarë në mënyrë miqësore dhe pa i hy në hak askujt.

Nga ekipi këtë verë ishin larguar: Shkëlzen Ruçi, Ardin Dallku, Drin Govori, Ivan Fustar, Qëndrim Dautaj, Ardit Hila, Arbër Çyrbja, Tomislav Busiç dhe Darko Nikaç.

Megjithatë, SC Gjilanit nuk e ka lënë pa i falënderuar të gjithë këta lojtarë që kanë dhënë kontribut në ekip.

“Thank you” ka qenë mesazhi i SC Gjilanit për ta.

Kryelajmi.com

You Might Also Like