Komuna e Gjilanit ka bërë sot hapjen e Murit të Kujtimeve me fotografi të klubeve të ndryshme, të lojtarëve e organizimeve rinore, përkatësisht në stadiumin ndihmës të futbollit, në palestrën e sporeve “Bashkim Selisha-Petriti” dhe në Shtëpinë e Rinisë.
Në këto ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e sportdashës të të gjitha kategorive.
“Me anë të këtyre fotografive i kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë sepse klubi i parë i futbollit “Drita” është themeluar para disa dekadave, për t’u themeluar edhe “Gjilani” më vonë, pastaj klubet tjera në të gjitha kategoritë e sportit. Me anë të këtyre fotografive ne po i qesim në pah figurat tona sportive e klubet, që janë emblemë e sportit gjilanas”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Gjatë ditëve në vazhdim do të vendosen edhe fotografitë gjyqtarëve, punëtorëve sportiv, e kategrorive tjera.
Komuna e Gjilanit u bënë thirrje të gjithë atyre që posedojnë fotografi të vjetra, t’i sjellin në Njësinë e Sportit, në mënyrë që të vendosen nëpër muret e institucioneve