Gjilan

Gjilani i kthehet normalitetit

Gjilan, 14 qershor 2017 – Edhe pse reshjet e shiut dhe të breshërit kanë qenë të një intensiteti të lartë, komuna e Gjilanit i është kthyer normalitetit.

Ekipi i emërgjencave nuk ka pranuar asnjë thirrje nga qytetarët për intervenim eventual. Poashtu, deri tani Komuna e Gjilanit nuk ka pranuar asnjë thirrje prej bujqve dhe shpreson se nuk ka pasur dëme kulturat bujqësore.

Duhet theksuar se për herë të parë lumenjtë nuk kanë dalë nga shtrati si rezultat i pastrimit dhe rregullimit nga ana e Komunës.

Përndryshe, mënjeherë pas reshjeve të mëdha, kryetari Lutfi Haziri ka aktivizuar mekanizmat emergjencave, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve, të cilat vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie. Numrat emergjentë janë: 112, 193 dhe 044125815.

You Might Also Like