Gjilan, 07 Qershor-Pas përfundimit të edicionit, skuadra e Gjilanit ka vendosur ta ndërpres bashkëpunimin me futbollitstët të cilët bartën fanellën e klubit tonë prej edicioneve të mëherëshme dhe ai i kaluar.
Bëhet fjalë për Fisnik Papuqin i cili mbrojti ngjyrat e klubit tonë prej dy sezoneve, të cilin e falemnderojmë për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe kohore, të cilën sa ishte pjesë e klubit tonë.
Sport Club Gjilani, ju informon se ka mbyllur marrëveshjet edhe me futbollistët të cilët ishin transferuar vitin e kaluar në ekipin tonë.Jefferson Lopes,Wilber Perez,Ansi Nika,Endrien Magani,Vilson Lila,Kledi Koci,Vilfor Hysa,Shpend Asani dhe Semir Hadzibulic, janë futbollistët të cilët nuk do të vazhdojnë paraqitjet e tyre në klubin e Gjilanit.Klubi i falemnderon futbollistët e lartëcekur për kontributin e tyre gjatë këtij udhëtimi të edicionit që e lamë pas dhe ju uron sukses në vazhdimin e karrierës së tyre.
Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës është në bisedime me pjesën tjetër të futbollistëve nga edicionet e kaluara, për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për të ardhmen.
Vlenë të theksohet se drejtuesit e klubit po vazhdojnë negociatat edhe me futbollistë të rinjë, ku po punohet për afrime të reja në skuadrën e Gjilanit dhe shumë shpejt pritet të ndodhin edhe zyrtarizime të tjera në kampin kuq e bardh.