Pjesa e parë e sezonit është mbyllur tashmë e disa javë, ndërkohë që skuadrat kanë nisur të bëjnë bilancet e tyre për pjesën pranverore të kampionatit, shkruan Gazetasheshi.com.
SC Gjilani kishte njoftuar për largimin e tre futbollistëve (Mauricio Marinho, Trevin Caesar dhe Brunild Pepa), ndërkohë që tashmë ka arritur të afrojë në rradhët e veta futbollistin e parë në afatin kalimtar të janarit.
Gazetasheshi.com merr vesh ekskluzivisht që gjilanasit kanë arritur marrëveshje me Shpend Asanin, ish-futbollistin e Shkëndisë së Tetovës.
Prezantimi pritet të bëhet gjatë ditës së sotme (e shtune), ndërkohë detajet tjera do të bëhen të ditur nga klubi kuqebardh.
Asani 22 vjeçar, i cili luan në rolin e sulmuesit të krahut është produkt i akademisë së Shkëndisë së Tetovës, derisa karrierë ka bërë edhe te Shkupi.