Gjilan, 19 gusht 2019 – Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Komiteti për politikë dhe Financa, kanë planifikuar organizimin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2020, me qëllim që të vendosen prioritetet e investimeve në raport me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Dëgjimet buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitin 2020-2021 fillojnë me datën 2 shtator në fshatin Zhegër (Ora: 17:00, shkolla “Agim Ramadani”), ku do të përfshihen të gjitha fshatrat rreth këtij lokaliteti, për të vazhduar po të njejtën ditë edhe me lagjen e Zabelit dhe Arbërisë (Ora 18:00, në shollën “Abaz Ajeti”).
Me 3 shtator është planifikuar takimi me shoqërinë civile, grate, me rininë dhe komunitetet, në sallën e Kuvendit të Komunës, ora 13:00, për të vazhduar takimet e ndara në fshatin Malishevë (Ora 17:00, në shkollën “Abdullah Tahiri”) dhe Përlepnicë me fshatrat për rreth tyre (Ora 18:00, në sallën e këshillit të fshatit)
Në këtë fazë të planifikimit pikërisht me datën 4 shtator bëhet organizimi i dëgjimeve buxhetore në fshatin Bresalc me rrethinë (Ora: 17:00, në shkollën “Ibrahim Uruqi”) dhe fshatin Livoç i Epërm (Ora: 18:00, në shkollën “Vatra e Diturisë”).
Dëgjimet buxhetore Komuna e Gjilanit i organizon në vazhdimësi me qëllim që prioritetet e investimeve që bëhen nga Komuna e Gjilanit të jenë në raport të njejtë me kërkesën e qytetarëve në fshatra dhe lagje të ndryshme.