Futboll

Gjilani sërish pëson në kohën shtesë

E sata herë që Gjilanit po i përsëritet e njëjta gjë, po pëson në kohën shtesë. Futbollistit e Gjilanit si zakonisht po luajnë mirë, po e kontrollojnë topin mirë, në sulm nuk po ia dalin të shënojnë e në fund po tërhiqen dhe po pësojnë.

E njëjta gjë u ndodhi edhe këtë të shtunë me Dukagjinin, duke e kontrolluar lojën, në të cilën edhe kanë mundur të shënojnë, por sa më tepër që afrohej fundi, loja e Gjilanit bëhej më defanzive, për t’u tërhequr krejtësisht dhe 20 sekonda pa kaluar kohë shtesë pësuan dhe tërë mundin e quan huq.

Në një lojë nëpër fushën me baltë, Gjilani u mbajt mirë, bile ishte më i mirë se kundërshtari i tyre Dukagjini nga Klina, por në minutën 90+5, mbrojtja e Gjilanit dështoi tërësisht, ngase në një top që u fut nëpër brendinë e mbrojtjes së Gjilanit, Neziri doli i vetmuar para portierit Betim Halimi dhe nën trupin e tij e futi topin në rrjetë. Gjyqtari me të nisur Gjilani topin nga mesi i fushës dhe se loja mori fund e dëshprimi i kryetrajnerit Mezani dhe i lojtarëve të tij ishte i madh, ngase nuk mundën për pak kohë të menaxhojnë barazimin. Dukagjini – Gjilani 1:0./kryelajmi.com/.

You Might Also Like