Në mungesë të pikëve të mjaftueshme, SC Gjilani e ka nisur furishëm ndeshjen ndaj Feroniklit ’74 dhe që në minutën e tretë ia ka dalë që të shënojë nëpërmjet qendërsulmuesit Jaroviq, i cili si është më së miri është shërbyer nga Oltion Bilalli dhe mbi trupin e portierit Prince e ka futur topin në rrjetë. Futbollistët vendas që deri më tashti në të gjitha ndeshjet të parët kanë shënuar, kësaj radhe kanë marrë urdhër që të mos ndalen e të kthehen në mbrojtje, andaj gjatë tërë pjesës së parë me ngulm kanë kërkuar edhe golin e dytë. Ishte portieri Prince, i cili disa herë shpëtoi portën e tij, por jo edhe në minutën e fundit të pjesës së parë, kur pas harkimit të Jamal, Sabit Bilalli nga afërsia e futi topin në rrjetë për 2:0.
Gjilani ka patur një rast të madh shënimi edhe në minutën 62, kur pas një gabimi trashanik të portierit Prince, Senad Jaroviq nuk e ka qëlluar portën e zbraztë, por gjuajti jashtë. Deri në fund të ndeshjes, Gjilani arriti të krijojë edhe disa raste, por pa ia dalë për të shënuar.
Në ndeshjen e radhës Gjilani do të jetë mysafir i Malishevës. /kryelajmi.com/.