Kampionati i Kosovës në Futboll – stinori vjeshtor është mbyllur mesjavën që e lamë pas, por për futbollistët e Gjilanit pushim nuk ka. Ata nuk i kanë ndalur përgatitjet dhe mëtojnë që edhe në pranverë të kenë në rezultate të mira. Gjilani që pati një finish të furishëm, njëjtë synon që të nis kampionatin edhe në pranverë, andaj qysh tashti, të prirë nga trajnerët Arbnor Morina, Afrim Ajdini dhe Alban Hyseni, po përgatiten në salla fitnesi. Në një foto të përbashkët, të bërë në njërën nga këto salla, futbollistët e Gjilanit shihen në formë dhe të kënaqur me përgatitjet që po bëhen, andaj pritet që sukseset e tyre të vazhdojnë.