Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, të hënën (16.01.2017) Kuvendi i Komunës do ta shpall Qytetar Nderi i Gjilanit ambasadorin William G. Walker, i cili edhe do të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Seanca solemne mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, në ora 11:00.