Futboll

Gjilani udhëton në Obiliq për të vazhduar serinë e rezultateve të mira

 

Arbëria e Dobrajës do të jetë testi i radhës për futbollistët e Gjilanit, të cilët këtë të martë do të udhëtojnë në Obiliq për të zhvilluar ndeshjen si mysafirë.

Gjilani hynë në këtë ndeshje pas një serie të mirë të rezultateve, ku portieri i saj Enea Koliqi gati 1000 minuta nuk ka pësuar gol. Ndryshe është me ekipin e Arbërisë, që pas një starti të mirë të kampionatit, tani sikur janë lodhur dhe nuk kanë atë vazhdimësi.

Në ndeshjen e fundit, Gjilani në fushë të vet e ka mundur Drenicën me rezultat 1:0 e me të njëjtin rezultat, Arbëria ka humbur ndaj Feroniklit në Drenas.

Ndeshja luhet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq dhe fillon në ora 13.

You Might Also Like