Futboll

Gjilani vijon stërvitjet për ndeshjen ndaj Prishtinës

Gjilan, 18 Prill-Mesditën e sotme skuadra e Gjilanit ka vazhduar me seancën e rregullt stërvitore, ku njëkohësisht ata po përgaditen për duelin e së shtunës, që kuq e bardhët e zhvillojnë kundër skuadrës së Prishtinës.

Stërvitja e sotme e cila u mbajtë në fushën e stadiumit, zgjati rreth 2 orë.Kryetrjaneri i Gjilanit, Gentjan Mezani edhe ditën e sotme punoi me ritëm të lartë, në synim të përgaditjes sa më të mirë të futbollistëve të tijë, në kuadër të javës së 28-të kampionale.Stërvitja e sotme nisi me vrapim të lehtë, pastaj futbollistët të drejtuar nga shtabi teknik në krye me Mezanin, ato i vijuan në anën fizike dhe në fund patën lojë me top.

Në stërvitjen e sotme prezent ishin të gjithë futbollistë, ku vlenë të ceket se skuadrës i janë bashkangjitur edhe Semir Hadzibulic e Vilfor Hysa, të cilët gjatë javës kanë punuar së bashku me grupin e futbollistëve dhe pritet të jenë nën urdhërat e Mezanit, për duelet e ardhëshme të këtij stinori garues në Ipko Superligë.

Gjithashtu stërvitjeve i është bashkangjitur edhe kapiteni i skuadrës, Ylber Kastrati, i cili ka filluar punën i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit, kurse faza rikuperuese e tijë po vijon në mënyrë të rregullt dhe shumë shpejt, Kastrati do ti bashkangjitet bashkëlojtarëve të tijë, për pjesën e mbetur të këtij kampionati.

Kuq e bardhët edhe nesër do vijojnë me stërvitjet, të cilat janë edhe të fundit para duelit të së shtunës kundër skuadrës së Prishtinës.Ndeshja mes skuadrave të lartëcekura zhvillohet në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, me fillim nga ora 15:00.

You Might Also Like